Belinda Balluku: Në 25 prill votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidatja për deputete e PS-së, njëherazi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ftoi qytetarët që të votojnë socialistët, pasi sipas saj ata janë ndryshe nga kundërshtarët.

“Ne jemi ndryshe nga ata, nuk dimë të tallemi me njerëzit, ne bëjmë premtime, mbajmë premtime, zgjidhim probleme, jemi në krye të situatave, të çdo halli dhe ashtu siç thotë Rama ne dimë t’i qajmë hallet, t’i zgjidhim ato. Zgjedhjet për të ndërtuar shkolla, kopshte, shtëpitë e qytetarëve që humbi shtëpinë gjatë tërmetit, për të ndërtuar gjithçka kemi premtuar, për një të ardhme më të mirë për këdo që do të jetojë në këtë vend që e ka bekuar Zoti. Në 25 prill votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit, ne që dimë të patronazhojmë këdo, edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kot, në 25 prill të gjithë të bashku, për t’iu përgjigjur çdo akti të neveritshëm që ul imazhin e Shqipërisë”, tha Balluku.

Të fundit

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Kur merr fund i nxehti afrikan në Shqipëri?

Pas disa ditësh të mbizotërimit të temperaturave përvëluese, vendi ynë pritet të përjetojë një rënie graduale të valës së të nxehtit duke nisur nga...

Flakët kanë bllokuar fshatrat e Gramshit, Ministria thirrje urgjente banorëve: Largohuni

Ministria e Mbrojtjes ju bën thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të Gramshit që të evakuohen menjëherë nga banesat e tyre për...

Humbi gjurmët teksa notonte me nënën në det, gjendet pa shenja jete 6-vjeçari

Carlo Panizzo u gjet nga zhytësit rreth orës 3 të mëngjesit të së martës, rreth 100 metra larg bregut, në një thellësi prej 2...

Lajme të tjera

Web TV