Mbyllja e fushatës në Tiranë/ Rama: I kërkoj falje Zahos që nuk e mora, por Linda…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në nisje të fushatës përmbyllëse në Tiranë, që në fjalët e para i kërkoi falje djalit të tij, Zahos meqë nuk e mori dot.

Ai po ashtu sulmoi opozitën për ngjarjen e rëndë në Elbasan, duke thënë se është mëse i bindur që PS është drejtimi i vetëm dhe i duhur.

“I kërkoj falje Zahos, se nuk e mora sot këtu, se donte të vinte, po nuk e la Linda. Dhe Zaho e pyeti pse nuk më le të shkoj, Linda i tha se ti nuk voton. Po mirë i tha Zaho, kur të rritem unë ti do më votosh? Por unë nuk i kam thënë Zahos që për të arritur në këtë stad duhet një punë e madhe patronazhimi.

Dhe me patronazhistët dua ta nis, për t’i falenderuar për punën e madhe. Dhe pas asaj të Elbasanit, jam i bindur më shumë se kurrë që ne jemi drejtimi i duhur. Ka Zot, se ata që i bënë të gjitha ato kundër jush, dolën zhveshur, po jo si unë zhveshur, se ashtu nuk dalin dot as ashtu, se kur mendoj ata zhveshur mos o Zot, dolën zhveshur me gjithë përmasën e karakterit të tyre. Se gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete, morën përsipër të thoshin se ata e kanë një grup të armatosur të shpërndarë kudo,” tha Rama.

Të fundit

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Lajme të tjera

Web TV