Tjetër skandal/ Basha thyen përsëri masat anti-COVID, zhvillon takimin elektoral pas orës 10 me militantët pa maska

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është një shkelës i përditshëm i masave anti-COVID, pasi shpesh takimet e tij elektorale shndërrohen në vatra infektimi.

Mbrëmjen e djeshme Basha theu në tjetër masë anti-COVID, atë të orës policore, duke zhvilluar një takim elektoral pas orës 22:00.

Kryedemokrati rreth orës 22:35 ishte live në Facebook nga Selenica, i rrethuar nga militantët e PD, ku një pjesë e tyre nuk kishte as maskën mbrojtëse.