Balla: Është antikombëtare t’i japësh votën përfaqësueseve të Ilir Metës në Përrenjas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla mori pjesë në takimin për mbylljen e fushatës elektorale në Prrenjas.

Në hyrje të fjalës së tij, Balla tha se është e rëndësishme që në Përrenjas mos t’i jepet asnjë mundësi Ilir Metës dhe Sali Berishës të rimarrin peng Shqipërinë.

“Ilirit pëllumbat i kanë ikur nga kafazi, por pëllumbat e Ilirit në Përrenjas nuk duhet të marrin as edhe një votë. Është antikombëtare t’i japësh votë sot përfaqësueseve të Ilir Metës në Përrenjas. Është po aq antikombëtare që sot të pengosh rrugën e integrimit evropian duke i dhënë votën Lulzim Bashës, PD. Vota për PD çon0 ujë tek mulliri i Ilir Metës”, tha Balla.

Nisur nga ngjarja e fundit e ndodhur në Elbasan, numri dy i PS u bëri thirrje banorëve për qetësi, durim dhe besim. Ndër të tjera ai u kërkoi mos të bien pre e asnjë provokimi.

Në fund të fjalës së tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS u kërkoi banorëve të votojnë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV