“Mbante familjen me lëmoshë”/ Historia e 13-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në gjumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një djalë i mitur nga Fushë Kosova është gjetur i vdekur në gjumë nga babai i tij. Një karrige e peshqir janë vendosur para derës së familjes Puçolli nga Fushë Kosovë. Kjo simbolikë e hapjes së dyerve për ngushëllime pas vdekjes së një familjari, nuk është krejt e zakonshme për ta.

Familja ka humbur djalin 13-vjeçar të cilin për shumë arsye, familjarët e çmonin shumë. Babai i tij Halit Buçolli që e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij. Elmedini qëndroi dy ditë në aeroportin e Prishtinës, e pasi që erdhi në shtëpi ai vdiq derisa po flinte. E që Elmedini kishte pasur një jetë të vështirë e thonë që të gjithë.

Puçolli tregon se si i biri 13-vjeçar nuk vijonte mësimin, por sigurohej që e gjithë familja të mos mbetej pa ushqim. Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksione. Kështu bënë të ditur Policia.

Elmedini duket se është emër i njohur nga të gjithë në Pazarin e Fushë Kosovës. Duke thënë se ishte zemërmirë dhe shumë inteligjent, banorët po kërkojnë drejtësi nga shteti për humbje të fëmijëve të tyre. I pikëlluar për Elmedinin dhe gjithë rastet e ngjashme është përfaqësuesi i lagjes Bashkim Krasniqi. 13-vjeçari dhe angazhimi i tij njihej edhe përtej lagjes së tij.

Në kafenetë ku Elmedini kishte shkuar për të kërkuar lëmosha u shprehën të mërzitur për vdekjen e tij. Pasi rasti u lajmërua në Polici nga babai, ky institucion po vazhdon hetimet për rastin.

Të fundit

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë...

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në...

7 Shkurt 1992/ Nënshkruhet Traktati i Mahstrihtit i Bashkimit Evropian

Pasi vuajtën për shekuj me rradhë nga konfliktet e përgjakshme me njëri-tjetrin, kombet e Evropës Perëndimore, u bashkuan më në fund në frymën e...

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet Tuaja: Përditësimi Global dhe ne...

Lajme të tjera

Web TV