Një person në Prishtinë ka telefonuar policinë duke denoncuar se e dashura e ka njoftuar përmes telefonit se është marrë peng me dhunë nga një person.
Policia në Prishtinë ka dhënë detajet në lidhje me këtë ngjarje, ku thekson se personi, i cili akuzohet për pengmarrje është vënë në pranga, por në deklarimet e tij para bluve është shprehur se e reja ka shkuar me dëshirë.
“Prishtinë, 30.04.2021-09:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin.
Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me dëshirë. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, njofton policia.