Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ka konfirmuar se në lagjen Ripotek të Beogradit kanë gjetur një vend ku janë torturuar dhe vrarë njerëz.
Siç raportojnë mediat serbe, brenda godinës është gjetur një mulli mishi, që dyshohet është është përdorur nga klani Veljko Belivuk dhe Marko Miljkovic.
“Asnjë krim i klanit Belivuk-Miljkoviç nuk do të mbetet i pazgjidhur. Pasi gjetëm një dhomë të fshehtë në shtëpinë e tmerreve në Ritopek, në të cilën, përveç armëve dhe eksplozivëve, kishte edhe një makinë industriale për bluarjen e mishit. Anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Krimit të Organizuar konfirmuan patjetër që kishte gjurmë të ADN-së së disa viktimave të këtij klani,”-tha ai.