Sherr masiv mes të rinjve në një piceri në Itali, të përfshirë edhe shqiptarë

Një 23 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet se ka plagosur një të ri italian.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri masiv të zhvilluar Romë të Italisë mbrëmjen e së dielës.

Sipas mediave shqiptari goditi me thikë një italian, pas sherrit në një piceri. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shqiptari, dhe janë shoqëruar në polici 4 italianë dhe 2 shqiptarë të tjerë të cilët ishin përfshirë në sherr.

I plagosuri i cili ndodhet në spital është jashtë rrezikut për jetën.