Ndodh edhe kjo/ Ky shtet ndalon festat e ditëlindjeve dhe funeralet e shtrenjta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në një qark të Kinës kanë ndaluar nëpunësit publikë dhe anëtarët e Partisë Komuniste atje të bëjnë festa ditëlindjesh, pritje në shtëpi dhe festime të tjera si banketet.

Autoritetet në Qarkun Funing, në provincën Yunnan, vendosën gjithashtu kufizime për dasmat dhe funeralet, për sa i përket numrit të të ftuarve dhe buxheteve për ushqimin. Masat, me sa duket synojnë korrupsionin e mundshëm të zyrtarëve dhe përfshijnë edhe ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare për biznes ose mbledhjen e dhuratave dhe parave që janë “dukshëm më të larta se vlera se reciprociteti normal” me dikë.

Anëtarët e partisë dhe nëpunësit publikë u urdhëruan gjithashtu të anulonin dasma dhe funerale ekstravagante. Autokolonat e dasmës nuk duhet të përmbajnë më shumë se 10 automjete dhe pritjet nuk duhet të kalojnë 20 tavolina ose një listë totale të ftuarish prej 200 personash.

Lista e të ftuarve dhe kostoja e dasmës duhet të raportohen tek autoritetet para ngjarjes dhe dhuratat janë të kufizuara në vlera jo më të larta se të ardhurat mesatare të vitit 2020 për frymë të banorëve të Funingut.

Varrimet duhet të jenë të thjeshta dhe të kursyera, thuhet në direktivë, me më pak kurora dhe më pak parave të shpenzuara. “Gjatë varrimit, është rreptësishtë e ndaluar të punësosh ekipe që qajnë (vajtues), ekipe arti, ose ekipe vallëzimi për të kryer aktivitete përkujtimore”, thuhet në urdhëresë.

Zyrtarët komunistë u shprehën se këto “masa po zbatohen për të “çuar përpara stilin e shkëlqyeshëm të punës së vështirë dhe kursimit, për të kultivuar dhe praktikuar vlerat thelbësore socialiste dhe për të krijuar një peizazh të mirë urban dhe rural të kursimit, civilizimit dhe ndershmërisë.

Lexo edhe :  “Tentoi grusht shteti në 2016”, Donald Trump kërkon arrestimin e Barack Obamës

Dasmat dhe funeralet shpesh shihen si shënjues të pozitës shoqërore dhe janë bërë diçka gjithnjë e më ekstravagante në Kinë. Qeveria qendrore e Pekinit ka kohë që u ka bërë thirrje qytetarëve të frenojnë festimet në emër të kursimit ose të frenojnë sjelljen që konsiderohet e rrezikshme.

Në mars, media shtetërore njoftoi se disa qarqe në provincat Henan, Jiangxi dhe Shandong kishin lëshuar udhëzime ose rregulla në përputhje me një premtim nga ministria e çështjeve civile për të mobilizuar organizatat e komunitetit për të zhvilluar alternativa më modeste, përfshirë edhe martesat në grupe.

Të fundit

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00. Sërish u...

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda...

Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2...

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi mallrat evropiane të eksportuara në...

“Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Mirënjohje për të gjithë efektivët

Përmes një postimi në Facebook këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në...

Lajme të tjera

Web TV