Horoskopi ditor, 17 maj 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Me partnerin do kuptoheni me se miri gjatë kësaj dite. Te dy do jeni edhe me tolerantë dhe te kuptueshëm. Kjo do iu afrojë edhe me tepër. Beqarët me shume gjasë do fillojnë histori dashurie sekrete me persona qe ne fakt nuk iu përshtaten sa duhet. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar ne mënyrë qe te mos keni vështirësi as me vonë.

Demi

Nëse dashuria është gjithë çfarë dëshironi të keni, këshillohet që të bëni pak durim, pasi kjo e hënë pritet të jetë mjaft interesante. Kjo periudhë është ideale për gjithë ata që kanë dëshirë që të dashurohen. Venusi është mjaft i favorshëm dhe stimulon emocione të forta.

Binjakët

Një ditë reflektimesh të mëdha për shumë nga Binjakët, por për të shmangur marrjen e vendimeve të acaruara më mirë largohuni nga njerëzit që ju bëjnë të vuani në mënyrë të panevojshme. Për beqarët do të ketë takime të reja, disa do të jenë interesante.

Gaforrja

Mos lejoni që të merreni nga ankthi dhe sigurohuni që gjithçka është mënyra që dëshironi në dashuri. Sot ju mund të kuptoni një dëshirë të vogël dhe madje edhe mbrëmja me partnerin/en premton të jetë e qetë! Kush është vetëm nuk do të duhet të bëjë gjë, por të ndjekë zemrën për të shmangur gabimet.

Luani

Kjo ditë është e favorshme për ju. Mund të nisni diçka të re ose mund të mbaroni një projekt që e keni nisur me kohë. Qejf dhe lojëra rezervon mbrëmja. Lidhuni me miqtë, të rinj dhe të vjetër. Shijojini momentet me ta.

Virgjeresha

Nëse nuk jeni të sigurt se si ta trajtoni një situatë të caktuar që është shumë delikate për kohën kryesore, mos ia përmendni askujt atë. Ju jeni në ndryshim dhe e dini këtë gjithashtu. Në dashuri do të ndiheni të plotësuar.

Lexo edhe :  E marta, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

Peshorja

E vetmja gjë që mund të jepni lirisht është dashuria juaj. Tregoni njerëzve në jetën tuaj se sa shumë kujdeseni për ta me një përqafim të fortë. Fjalët mund të përcjellin ndjenjat tuaja, por nuk ka asgjë si kontakti fizik.

Akrepi

Sot do keni ndikime ideale për të bërë një ndryshim vendimtar dhe për të zgjidhur çështje që lidhen me një trashëgimi. Do jeni në gjendje të rifreskoni veten fizikisht dhe shpirtërisht dhe të jeni të gatshëm të përballeni me provat e ndryshme ditore, me aftësi dhe shkathtësi.

Shigjetari

Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.

Bricjapi

Ditë pozitive. Kontakte të dobishme për të ardhmen. Lajm i mirë për çiftet e qëndrueshme, pasioni mbretëron sonte.

Ujori

Hëna në Binjakë ju garanton humor, entuziazëm dhe dinamizëm të shkëlqyeshëm. Puna vazhdon me një ritëm të shpejtë, kështu që ecni përpara dhe merruni me trajtimin e pyetjeve praktike dhe lini mënjanë mendimet negative … Një mbrëmje e gjallë në frontin emocional: mund të mbështeteni në një komunikim të efektshëm që do ju bëjë të kaloni momente të bukura me partnetin.

Peshqit

Hëna ju bëjë të ndjeshë, optimistë dhe sensual. Atraksione të dukshme priten për Peshqit beqarë të cilët do jenë të disponueshëm për kontakte. Suksese e shkëlqyeshme në të gjitha llojet e projekteve.

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV