Berisha në ‘listën e zezë’ të SHBA/ Halit Valteri: Vetëm fillimi i Reformës në Drejtësi! Askush nuk është i paprekshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Halit Valteri e konsideroi vetëm fillimin e Reformës në Drejtësi vendimin e DASH për ta shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha ‘non grata’.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se askush në Shqipëri nuk është i paprekshëm dhe se akuzat për korrupsion ndaj Berishës, janë një ftesë për aksion nga drejtësia.

“Ky është vetëm fillimi i asaj që trumbetohet si sukses i reformës në drejtësi. Nisi me cironka, zuri disa peshq dhe së fundmi në rrjetën e saj ra një peshkaqen. Askush nuk është i paprekshëm në këtë vend Akuzat për korrupsion nuk janë një ftesë për refleksion dhe debat, por ftesë për aksion që drejtësia të veprojë sa më parë. Ky është fundi i atyre që thonë se ky vend nuk bëhet, ky vend do bëhet dhe drejtësia do bëhet. Është fundi i pandëshkueshmërisë dhe fillimi i një epoke të re”, tha Halit Valteri.

Të fundit

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Lajme të tjera

Web TV