Tmerri i Italisë/ Të armatosur ‘gjer në dhëmbë’, arrestohen shqiptarët e bandës ‘Alfa Romeo’ (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntë goditje në apartamente në më pak se dy muaj, katër në Casatenovo e pesë në Verderio, midis nëntorit e dhjetorit 2019.

Vepër e gjashtë shqiptarëve që kanë kryer gjithsej të paktën 62 vjedhje në banesa e 2 grabitje shtëpish në 15 provinca në Italinë e veriut, midis tyre në Leço, Varese, Milano, Bergamo, Brescia e Pavia në Lombardi; Venezia, Verona e Padova në Veneto; Parma, Ferrara e Rimini në Emilia Romagna; Verbania, Novara e Alessandria në Piemonte.

Katër prej tyre janë identifikuar e arrestuar: një 36-vjeçar që ndërkohë ishte në arrest shtëpie në Mozzate; një 35-vjeçar nga Savona; dhe një çift, ai 27, ajo 33 vjeç, banues në Segrate. Janë arrestuar të mërkurën në mëngjes nga karabinierët e komandës së Verbanias.

Dy të tjerët për momentin kanë arritur t’i humbasin gjurmët, ndoshta të larguar jashtë Italisë.

Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë gjetur një pushkë të lehtë H&K kalibër 223 me dy karikatorë e 34 fishekë, dhe një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me dy karikatorë e 15 fishekë. Armët ishin të mbushura, me fishekë në gojë, gati për përdorim.

‘Pistoleta, provë e rrezikshmërisë ekstreme të tyre, u gjet në xhepin e njërës prej sendiljeve të para të makinës, pra me shumë gjasa gati për përdorim’, tha koloneli i karabinierëve Alberto Cicognani. Nga kontrolli u gjetën edhe veshje, stoli e ora të vjedhura, si dhe një arsenal i vërtetë veglash për hapjen e dyerve e dritareve.

Hetimet zgjatën tre muaj, me ndjekje, përgjime , fotografime, si dhe me përgjim telefonash e analizë pamjesh të ndryshme nga sistemet e videove të sigurisë.
Hetimet filluan pas një tentative grabitjeje mbrëmjen e 7 nëntorit 2019 në Gignese, provinca e Verbanias, ku banditët, të cilët kërcënuan me thikë banoren e një vile që i kapi befasisht në veprim, u larguan me një Alfa Romeo Stelvio. E njëjta makinë është vënë re në fshatra të tjera ku janë denoncuar episode të ngjashëm.

Lexo edhe :  "Vrasës, kthehuni në shtëpi!"/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Të fundit

Kryemadhi heq unazën e martesës para SPAKut: Po bëj gati skenarin për…

Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Ajo ka hequr unazën para godinës...

Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur në kërkim dhe i dënuar...

Nisin sot aplikimet për zgjedhjen e programeve universitare, afati përfundon më 3 gusht

Maturantët shqiptarë kanë nisur sot procesin e aplikimit për përzgjedhjen e programeve të studimit në arsimin e lartë. Sipas njoftimit të bërë nga kryeministri...

“ZERO pasuri të paligjshme!”/ Meta reagon pas kërkesës për tu paraqitur në SPAK

Nuk kam patur as ftesë dhe as shkresë zyrtare nga SPAK deri sot në ora 08:30, kur një gardian i IEVP “Jordian Misja” më...

Çfarë po ndodh me këngëtarin e njohur? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji

Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë...

Lajme të tjera

Web TV