Tragjike, pas aksidentit ndahet nga jeta piloti 19-vjeçar

Jason Dupasquier është ndarë nga jeta në moshën 19 vjeçare. Piloti zviceran I MotoGP 3 nuk ia doli të mbijetojë pas plagëve të marra në garën e djeshme në Mugello të Italisë.

Ka qenë federata e motorrëve që ka zyrtarizuar lajmin, me 19 vjeçarin që ka trishtuar mbarë botën. Në garë e sipër, Jason fluturoi në ajër pas një përplasje me Jeremy Alcoba dhe Ayumu Sasaki.

Zvicerani nuk I ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga përplasje dhe rrëzimi I fortë në pistë, paçka se u dërgua me urgjencë dhe helikopter në spitalin e Firences.