Rama i jep lamtumirën Pirro Manit: Ishte ustai i madh i skenës teatrore, pa të, kultura dhe arti do ishin shumë më të varfër!

 

Kryeministri Edi Rama shpreh ngushëllime për largimin nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur, Pirro Mani, në moshën 89-vjeçare.

Rama shkruan në “Facebook” se Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore dhe pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.

“LAMTUMIRË USTA! Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes?”, shkruan Rama.