Donte të gjuante qenin me pistoletë, nëna qëllon aksidentalisht djalin (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë nga Hjustoni i Teksasit, ka qëlluar aksidentalisht djalin e saj 5 vjeç, ndërsa po tentonte të qëllonte mbi një qen, që kishte humbur dhe sorollatej nëpër lagjen e banuar.

Policët vunë re se djali i vogël ishte qëlluar nga një plumb në bark, pasi kishte bërë rikoshetë. Nëna e vogëlushit, Angelia Mia Vargas, 24 vjeçe, tani po akuzohet për pakujdesi dhe armëmbajtje pa leje. Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë private kanë filmuar momentin dramatik.

Në komunikatën e policisë, thuhet se nëna Vargas ka qëlluar tre plumba nga pistoleta e saj. Identiteti i vogëlushit nuk është bërë publik, por mediat amerikane raportojnë se pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është tashmë në gjendje të stabilizuar.

Qeni po ashtu u lëndua, por se nuk mori plagë serioze. Në videon katër minutëshe shihet pronari i qenit duke vrapuar pas qenit dhe duke e thirrur: “Bruno eja  këtu”.

Të fundit

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV