Balla për Metën: “Askush s’e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidencës” 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se presidenti Ilir Meta nuk përfaqëson më unitetin e popullit shqiptar, siç është dhe misioni i presidentit të Republikës.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se ndjen keqardhje, ndërsa shtoi se sot Ilir Metën, dikur me FRESH-in, u mbrojt në sallën plenare të Kuvendit nga dy ballistë.

“Pas fjalës së Murrizit, nuk do të hyja në replikë, por shumë nga ato që tha të jeni i sigurt se deputetë grupit të PS-së e kanë mbështetur këtë komision hetimor. Jam krenar që në krye të këtij grupi parlamentar, asnjëherë grupi i PS nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë. Një vendimmarrje që kemi marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar, dhe natyrshëm që ky grup do të votojë pro shkarkimi të zotit Meta. Për të cilin i bashkohem asaj që tha zoti Majko, edhe për shkak të viteve të gjata të njohjes dhe punës së përbashkët. Jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si president Republikë dhe pse unë jam një prej deputetëve që në 28 prill të 2017-ës e kemi mbështetur zgjedhjen e tij. Musa Ulsniqi ka qenë në sekretariatin e votimit ku meta mori 87 vota pro dhe 2 vota kundër.

U zgjodh president por që për fat të keq, dhe këtu jam i gatshëm që sfidoj gjithkënd, por le të më thotë dikush që Ilir Meta përfaqëson unitetit kombëtar shqiptar sot. Ky është neni i parë i kushtetutës. Nëse ndonjë këtu më bind ose bind shqiptarët që Ilir Meta përfaqëson unitetit, bujrum. Ai nuk përfaqëson më as unitetin e popullit dhe as unitetin e opozitës pas 25 prillit. Halli i Lulit nuk është shkarkimi, por më mirë Ilir Meta të rrijë president se sa t’i shkojë atje në PD. Ta mbroni Lulin që mos t’i shkojë njeri tjetër kandidat PD-je. 3 gjera ranë në sy sot. Ish-freshisti jonë sot në procedurën e shkarkimit u mbrojt me votë hapur nga dy ballistë. Ky është zhvillim pozitiv për historinë politike të Ilir Metës. E nisi rrugën politike si antifashist i betuar dhe përfundoi duke mbrojtur nga kreu i grupit të Ballit Kombëtar dhe të Ballit Demokrat. Meqë e kishte ftuar sot Ansamblin e Dibrës për t’i bërë karshillik Kuvendit si ai xhaja tek Koncert në vitin 36, më lejoni të them se shpresoj që ky ansambël mos të ketë kënduar këngën e Hajerdin Pashës. E thash me keqardhje që PD dhe lidershipi i saj nuk ditën të mbajë një qëndrim të saj që i bën dëm Shqipërisë. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qenë prej sot e tutje president i republikës. Dua ta them me bindje se askush më parë në historinë e vendit se ka përdhunuar më shume se kaq institucionin e Presidencës, se sa Ilir Meta.”, tha Balla.

Të fundit

Kthehet në Amerikë mësuesi i liruar nga Rusia, pritet nga presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump priti mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë mësuesin amerikan . pas lirimit të tij nga Rusia ku...

Vota e diasporës/ 157 mijë aplikime, miratohen 125 mijë! Refuzohen mbi 32 mijë të tjera

Mbi 157 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Mbi 157 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë...

Zbardhen detaje nga seanca në GJKKO, Erion Veliaj – prokurorit Dado:E ke personale me mua

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt në GJKKO Kryebashkiaku i Tiranës i drejtohet Olsi Dados: “Ti...

Tentuan të korruptonin policinë me lekë/ Dy të arrestuar dhe dy të ndaluar në Tiranë

Policia Rrugore ka ndaluar dy persona, të cilët kanë tentuar të korruptonin blutë me lekë, për t’i shpëtuar masës së marrë. Ndërsa, janë arrestuar dhe...

Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja...

Lajme të tjera

Web TV