Holanda jep dritën jeshile për Shqipërinë/ Rama: Jua kisha thënë, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se Parlamenti holandez do të mbështesë thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë sjell në vëmendje se ai e ka thënë edhe më herët se pa u bërë zgjedhjet në Holandë, Shqipëria nuk ka çfarë të presë.

Ndërsa thotë se tashmë “Shqipëria u zhbllokua”, Edi Rama shpreh falenderim dhe mirënjohje.