Nga Plator Nesturi
Lulzim Basha u rizgjodh për të tretën herë në krye të Partisë Demokratike. Kandidatët që garuan, pranuan humbjen, por e atakuan procesin zgjedhor. Si e vlerësoni ju gjithë procesin zgjedhor?
Zgjedhjet në PD për kryetarin e ri ishin një bufonadë që jo vetëm e bëri qesharake opozitën por dhe zhvleftësoi gjithë arsenalin e akuzave të saj për zgjedhjet e 25 prillit. E vetmja gjë e vërtetë në atë garë ishin kandidaturat e rivalëve ndaj Bashës të cilët kësaj rradhe ishin të shumtë dhe të motivuar me idenë se humbja e tretë rradhazi kërkon një lidership të ri dhe një qasje të ndrsyhme politike nga ana e opozitës. Nga katër kandidaturat zyrtare që morën pjesë në garë, pasi një pjesë edhe u skualifikua pa motiv të qëndrueshëm, vetëm Basha vijonte me tezën se zgjedhjet ishin manipullim që ndryshoi kahun e fitores. Të gjithë kandidatët e tjerë ishin të qartë se PD kish humbur dhe vetë Basha duhej të ish tërhequr nga kreu i PD e jo të futej në garë duke patur gjithë avantazhet që ka një kryetar partie. Ajo çfarë ra në sy tjetër është se gjithë strukturat drejtuese të PD ishin në funksion të garimit të Bashës. U afrua me urgjerncë data e zgjedhjeve në PD nga 22 korriku që parashikohej në 13 qershor, duke moi iu lënë kohë për fushatë kandidatëve të tjerë. Njëkohësisht afrimi i datës së zgjedhjeve mbylli në apriori çdo lloj diskutimi apo analize për zgjedhjet që mund të merrte në shqyrtim shkaqet e humbjes dhe gabimet e kreut të PD. Mbyllja e analizës nuk i bën mirë vetë PD, pasi kështu të metave u vuhet cipë, që nëser mund të influencojnë për keq e të infektojnë gjithë partinë. Përgjigja më e mirë e një opozite , do të ish vetëm një garë transparente dhe sipas parimeve demokratike gjë e cila nuk u pa, madje përkundrazi reflektoi në deformim të garës.
Basha akuzoi Ramën për deformim në zgjedhjet e 25 prillit, por ndërkohë në zgjedhjet e PD-së pati probleme me vëzhguesit e kandidatëve të tjerë të cilët nuk u lejuan të kishin akses si vëzhguesit e Bashës. Sa morale është kjo gjë dhe pse Basha u friksua nga kandidatët garues sidomos nga Shehaj?
Gara dhe dita e zgjedhjeve në PD pati deformime për të cilër rivalët e Bashës i denoncuan ditë pas dite. Ajo çfarë un shoh si më problematike ishte që të gjitha strukturat u vunë në funksion të mbrojtes së Bashës nga kritikat për të dhe po kërto struktura ishin të pozicionura qartë pro tij. Madje fillimisht zërat kritikë e deri ata që shpallën kandidimin u cilësuan thuajse si tradhëtarë dhe në shërbim të Ramës për kritikat që shprehnin. Gjithë PD që nga deklaratat mediatike të drejtuesve të PD, qëndimet e pozicionimet e tyre ishin pro Bashës dhe në kor për të mbrojtur figurën e tij se PD nuk ka humbur në zgjedhje dhe se 25 prilli ish masakër zgjedhore. Po bë funksion të m,brojtjes së figurës së liderit të humbur u mobilizua si kauzë denoncimi dhe mbledhja e provave për manipulime. Prova që do të mblidheshin dhe nga turret në bazë por që asnjëherë nuk erdhën. Loja e denoncimeve të PD nisi të zbehet çdo ditë e më shuma sa afroheshin zgjedhjet në PD. Çka vërtetoi se gjithshka ishte një farsë sa kryetari të kalonte lumin e garimit.
U lajmërua një konferencë shtypi nga PD se do ishte Basha, ndërkohë materiali u shpërnda me “ëetransfer”. Basha ka frikë të përgjigjet për garën, apo frikë ndaj Berishës? Zëra ka se Basha është nën presion nga SHBA për të shkarkuar Berishën nga grupi parlamentar. Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike?
Basha nuk kish frikë nga gara pasi ai e dinte që në të vertetë nuk kish garë në PD, ai thjesht desh të mpakte sa më shpejt çdo akuzë e kritikë ndaj tij si humbës. Edhe loja që bëri Berisha ish në favor të tij. Pavarësisht se u shpall person non grata nga SHBA, Basha doli në mbrojtje të figurës së tij. Dhe në fakt nuk del dot kundër, si për peshën që ka Berisha te anëtarësia aq më shumë kur po zhvillohej gara për kryetar, ashtu dhe pse pa Berishën vetë Basha është si balonë tauke. Kjo e nxjerr disi në pozicion jo të këndshëm përpara ndërkombëtarëve përderisa dikur mund tu jetë ankuar se nuk mund të bëjë ndryshe pasi ka presionine Berishës në vendimet e gabuara që ka marrë PD në këto vite. Gjithsesi mendoj se kjo do të ndikojë në rrjedhat politike në PD dhe tashmë kur Basha është sërish kryetar, nuk pritet të ndryshojë asgjë, ashtu siç nuk mund të ndryshojë dhe rënië e mëtejshmë në krizë e PD. Duket diçka e pashmangshme. Kriza e besimit dhe thellimi i ndarjes brenda selisë blu.
Berisha dha sinjale të forta për një rikandidim në prag të zgjedhjeve. Çfarë po synon Berisha? A është Basha nën presionin e Berishës?
Realisht deklarata e Berishës se do të rikthehet në krye të PD, si mundësi e hapur kjo, u bë gjatë zhvillimit të garës në PD. Madje ajo u bë në ditët e fundit të garës, ku naturisht pjesëmarrja e tij ishte e pamundur. Në këtë mënyrë e shoh si një deklaratë ku Berisha i vjen në ndihmë sërish Bashës. Vetë fakti që edhe mund të rrithehet por nuk merr pjesë në garë është një thirrje për demokratët e thjeshtë për të votuar atë që ai mbështet dhe e ka vënë vetë në krye të PD, pra vetë Bashën. Çdo kandidat tjetër hyri në garë në emr të tij dhe jo të Berishës, hyri në garë pse e sheh Bashën humbës e që duhet të hapë vendin. Një një farë mënyre pra, çdo kandidat tjetër hyri në garë kundër Bashës, e njëfarësoj edhe kundër Berishës. E thënë kështu, Basha nuk është nën presionin e Berishës, por tashmë thjesht nën urdhërat e tij.