Për faktin se merrnin pjesë shumë shtete dhe për faktin se ishte një betejë shumë e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja më gjakderdhëse e shekullit XIX
Beteja e Vaterlosë u zhvillua më 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive të koalicionit të shtatë i cili përbehej nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete Gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te humbjen përfundimtare. Për faktin se merrnin pjesë shumë shtete dhe për faktin se ishte një betejë shumë e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja më gjakderdhëse e shekullit XIX.
Beteja zgjati afërsisht 7-8 orë në të cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtarë…
…Në të vërtetë, nuk ishte qyteti i Vaterlosë – ku ishte selia e Dukës së Wellingtonit – por fshati Mont Saint-Jean, i cili në atë kohë ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës. Përleshja filloi në orën një të pasdites, kur Korparmata I e ushtrisë franceze ishte gati për të nisur një sulm ndaj La Haie Sainte dhe Mont Saint-Jean: por në atë kohë 30 mijë burra prusianë që i përkisnin Korparamatës IV të Trupave të Ushtrisë, të udhëhequr nga Marshalli von Bluecher.
Koalicioni i Shtatë
Pasi e kishte kurorëzuar veten Perandor të Francezëve në 1804, Napoleon Bonaparte filloi një dekadë fushate që e pa atë të fitonte fitore në vende të tilla si Austerlitz, Wagram dhe Borodino. Më në fund u mposht dhe u detyrua të abdikonte në prill 1814, ai pranoi internimin në Elba sipas kushteve të Traktatit të Fontainebleau. Pas humbjes së Napoleonit, fuqitë evropiane thirrën Kongresin e Vjenës për të përshkruar botën e pasluftës. I pakënaqur në mërgim, Napoleoni u arratis dhe zbarkoi në Francë në 1 Mars 1815. Duke marshuar në Paris, ai ndërtoi një ushtri ndërsa udhëtonte me ushtarë që vinin te banderola e tij. I shpallur i jashtëligjshëm nga Kongresi i Vjenës, Napoleoni punoi për të konsoliduar pushtetin ndërsa Britania, Prusia, Austria dhe Rusia formuan Koalicionin e Shtatë për të parandaluar kthimin e tij.
Zhvillimi i Betejës
Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate ne orët e pare te mëngjesit, duke i bombarduar me artileri, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpara se te zhvillohej beteja kishte rene shi, ai nuk mundi te levizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan ne fushat dhe ne fermat te një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duca i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do te fitonte edhe pse nuk kishte ne ndihme Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marre urdhrin te mbronte qytetin e Parisit nga një sulm te mundshëm.
Strategjitë Ushtarake
Nga sulmet e pare dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve te cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathte. Strategjia e Napoleonit ishte qe tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare ne fillim pastaj ta ndështë ne menyre individuale.
Ne fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy që të zbulonte armatën Blucher dhe te mos lejonte që të bashkohej me anglezet sepse të bashkuar të dy ushtritë do ishin të pamposhtura.
Në orët e para të mbasdites ushtria franceze u detyrua të dyluftonte me kolonat prusiane të cilat po i afroheshin nga ana e djathtë në këtë mënyre ato shpenzyan municionet të cilat duhej të përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i aramtes franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar.
Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohë me parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta të bëra nga Napoleoni atë dite ishin të shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë në fije të perit sepse asnjëra prej ushtrive nuk po jepte shenja fitoreje. Të dy ushtritë kundërshtare luftuan më së miri, por rezultati i shkoi ushtrisë aleate të cilës ju deshën shtatë koalicione për të mundur perandorin francez.
Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht.
Epilogu
Fakti që termi “Waterloo” ka hyrë në përdorimin e gjuhës së përbashkët si sinonim i një disfate sensacionale shënon përmasën historike të ngjarjes: kjo ishte një çështje e betejës së fundit të Napoleonit, që sanksiononte humbjen e tij përfundimtare.
Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua në mergim në ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq më 5 maj 1821.