Analisti i njohur grek për vrasjen e 20-vjeçares: Ai e mori atë që 15-vjeçe, e konsideronte si pronën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vrasja e 20-vjeçares Caroline në Greqi ka tronditur një botë të tërë.

Përpos krimit të rëndë, ajo që e ka bërë më tronditës të gjithë ngjarjen, është fakti që e reja është vrarë nga bashkëshorti i saj, piloti 33-vjeçar i quajtur Babis. Ai ka rrëfyer të gjithë të vërtetën më shumë se një muaj pas krimit të rëndë, ndërsa ka rrëfyer me detaje si e vrau gruan.

Ai ka thënë, se Carolina i kishte kërkuar të ndahej, e me vete do të merrnin vajzën e tyre 12-muajshe. Në këtë moment, pas edhe debateve të vazhdueshme, si përmes platformave online, por edhe fizikisht, ai e vrau me gjakftohtësi gruan, duke inskenuar ngjarjen sikur të kishte ndodhur nga persona që kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e tyre në Glyka Nera.

Sakaq, pasi rrëfeu të gjithë të vërtetën, Babis, është kthyer qendër të kritikave nga analistë, gazetarë, por edhe shumë personazhe të tjerë të njohur në Greqi. Analisti i njohur grek Vassilis Kanellis, i ka kushtuar një shkrim të gjithë ngjarjes.

Përmes ironisë të ndërthurur me një të vërtetë të hidhur ai shkruan:

Ai nuk e vrau atë sepse ajo i bërtiti atij ose sepse ata u konfliktuan. Ai e vrau atë sepse ai e konsideronte si pronë të tij. Ai u lidh me Carolinën që kur ajo ishte 15 vjeçe, si një plaçkë që nuk donte ta humbte.

Kur pasioni, dashuria ose xhelozia vijnë për të justifikuar vrasjen e një gruaje, atëherë ne e vrasim viktimën për herë të dytë.

 

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV