Policia italiane shkatërron rrjetin e drogës, ja sa shqiptarë u arrestuan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej 29 personash, mes tyre 3 shqiptar, që akuzohen për trafik droge  janë goditur nga policia italiane. Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm karabinierët ekzekutuan urdhrin e lëshuar nga gjykata për 7 persona “arrest me burg”, 10 në “arrest shtëpie”, 3 “ndalim qëndrimi” dhe 5 “detyrim paraqitje”.  Ndërkohë për  3 persona të tjerë masa e sigurisë u refuzua ndërsa për një të katërt u anulua.

Prokurori i Frosinone Antonio Guerriero në një reagim tregon se “gjatë hetimeve u zbulua rrezikshmëria  e grupit, të cilët me veprimtarinë e tyre të lulëzuar kriminale, kanë gjeneruar një alarm të dukshëm shoqëror në qytetin e Frosinone dhe komunat fqinje”.

Sipas mediave Italiane po ashtu ditën e djeshme janë ekzekutuar 20 urdhra për kontroll në banesë, ku u përdorën qen anti-drogë dhe helikopter.

Raportohet se gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ivano Lanzone, 41 vjeç nga Castrovillari, Artan Cela, 46-vjeç shqiptar, Gualjot Isaj 38-vjeç shqiptar nga Frosinone, Francesco Marcoccia, 36-vjeç nga Frosinone, Giovanni De Luca, 50 –vjeç nga Frosinone, Loris Iannoni, 31 –vjeç nga Supino dhe Mariannina Micera, 66 –vjeç nga Frosinone.

“Arrest shtëpie” është dhënë për Rachid Nadif, 41 –vjeç marokenë nga Frosinone, Davide Mulazzi, 29-vjeç nga Roma, Adriano Battista, 41-vjeç nga Fondi, Ivan Cupido, 21-vjeç nga Frosinone, Olsjion Koka, 35-vjeç  shqiptar nga Frosinone, Roberto Ciotoli, 28-vjeç nga Frosinone, Stefano Marini, 24-vjeç nga Frosinone, Mattia Nobili, 29-vjeç nga Torrice, Mariano Tiberia, 31-vjeç nga Frosinone dhe Gianluca Arduini, 40-vjeç nga Torrice.

Aktiviteti hetimor filloi në 18 maj 2019 pas seancës dëgjimore, nga Karabinierët e Supino dhe Norma e Frosinones, të një personi të cilët zbuluan se ai po përdorte kokainë. Kështu ai u vu në përgjim.

Lexo edhe :  Hera e parë në histori! Serbia dhe Kina, stërvitje të përbashkët ushtarake

Nga kjo, shkruan magjistrati hetues Ida Logoluso në urdhrin e paraburgimit, “është arritur identifikimi progresiv i të dyshuarve të tjerë, të gjithë të përfshirë, për arsye të ndryshme, në një aktivitet të madh të tregtimit të drogës”, kokainë, hashash dhe marihuanë.

Sipas hetuesve ata përdornin një gjuhë me kode për të mos u kuptuar nga policia. Megjithatë pas përgjimeve policia arriti të kapte një sasi prej 5 kg kokainë me vlerë 200 mijë euro ku edhe ranë në pranga 4 persona të grupit. /abcnews.al/

 

 

Të fundit

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Lajme të tjera

Web TV