Të vaksinuarit me AstraZeneca nuk lejohen në koncertin e këngëtarit të njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në teatrin “Broadway” të Nju Jorkut, të vaksinuarit me dozat e AstraZenecas nuk do të lejohen. Koncerti i parë me publik do të mbahet nga Bruce Springsteen, ekipi i të cilit tha se për të respektuar protokollet e sigurisë do të lejohen që ta ndjekin vetëm publiku që është vaksinuar me një nga vaksinat e autorizuara nga autoritetet amerikane.

Organizatorët e ‘Springsteen në Broadway’ njoftuan të martën mbrëma se shfaqja, e cila do të fillojë të mbahet më 26 qershor për t’u bërë e para që do të rihapet në Broadway pas shpërthimit të pandemisë, do të kërkojë vaksina të njohura nga FDA. Deri më sot, FDA ka autorizuar vaksinat nga Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Toronto Star titulloi artikullin e tij “Burn in the U.S.A.”, duke perifrazuar një nga këngët më të njohura të artistit amerikan. Vendet që kanë përdorur vaksinën AstraZeneca përfshijnë Kanadanë, Australinë, Francën, Finlandën, Gjermaninë, Italinë, Indonezinë dhe Spanjën, ndër të tjera.

Springsteen në faqen e internetit të Broadway thotë se anëtarët e audiencës mbi moshën 16 vjeç duhet të vaksinohen plotësisht dhe 14 ditë pas dozës përfundimtare të Pfizer-BioNtech, Moderna, ose Johnson & Johnson.

Fëmijët nën 16 vjeç duhet të shoqërohen nga një i rritur i vaksinuar dhe gjithashtu duhet të japin dëshmi të një testi negativ të shpejtë Covid-19 të kryer brenda 6 orëve nga fillimi i shfaqjes, ose një test negativ Covid-19 PCR të kryer brenda 72 orëve nga fillimi i shfaqjes. Organizatorët thonë në këtë njoftim se kjo rregullore është e imponuar nga rregullat në fuqi kundër Covid-it në Nju Jork.

tra

Të fundit

Vrasja e të riut në Mat, një makinë e tretë kontrolloi rrugën (detajet)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Matin të mërkurën, ku 23-vjeçari, Renis Dobra, u gjet i vdekur në liqenin...

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia

Ilir Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën kundër vendimit të Gjykatës së Lartë që e la në arrest me burg. Kreu i PL-së përmes avokatit Kujtim...

Zyrtare/ Theo Hernandez prezantohet si lojtar i Al Hilal

Theo Hernandez nga sot nuk është më një futbollist i Milanit. Klubi italian ka bërë të ditur zyrtarisht largimin e mbrojtësit francez, i cili...

Daja i Shabanit do t’i marrë mandatin, Lapaj: “Nuk kërcënohem nga askush”

Adriatik Lapaj u shpreh sot për Report TV se do vijojë misionin politik të nisur me Shqipëria Bëhet dhe se një ditë ata do...

Ulsi Manja kërkon procedim disiplinor për prokuroren Elsa Gjeli

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dërguar në ILD prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli. Ulsi Manja ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor ndaj saj...

Lajme të tjera

Web TV