37-vjeçari shqiptar tenton të vrasë gruan në Itali, kunata i rrëmben armën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një një 37-vjeçar shqiptar, ka dhunuar dhe më pas ka tentuar të vrasë gruan e tij.

Fatmirësisht 37-vjeçari nuk ia ka dalë qëllimit pasi ka ndërhyrë kunata e cila i ka marrë armën.

Sipas policisë italiane bëhet fjalë për Ervis Rakipaj, i cili dhe më herët ka qenë në burg për akuzën e vrasjes në tentativë dhe keqtrajtimi në familje.

Mësohet se burri është kthyer të shtunën rreth orës 02:00 i dehur në shtëpi. Ai ka zgjuar gruan dhe e ka drejtuar në kuzhinë, ku bashkëshortja vuri re armën dhe kërkoji ndihmë.

Britmat e saj ia ka dëgjuar motra e saj, e cila ka vrapuar me shpejtësi dhe ka lëvizur armën nga duart e kunatit, ku fatmirësisht, plumbi ka rënë në tokë dhe jo në trupin e saj.

“Ose më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del nga këtu i gjallë”, mësohet të ketë thënë burri.