Ndaloi “promovimin” e homoseksualitetit/ Luksemburgu për Hungarinë: Nuk korrespondon me asnjë vlerë europiane

Luxembourg's Foreign Minister Jean Asselborn, left, greets German's Foreign Minister Heiko Maas during a European Foreign Affairs Ministers meeting at the European Council building in Luxembourg, Monday, June 21, 2021. EU foreign ministers were set to approve Monday a new set of sanctions against scores of officials in Belarus and prepare a series of measures aimed at the country's economy. (Johanna Geron/Pool Photo via AP)

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, ka komentuar vendimin e Ligjit hungarez i cili ndalon ‘promovimin e homoseksualitetit tek të miturit’ ” duke e cilësuar të  padenjë për Evropën”.  Deklarata e ministrit erdhi gjatë hyrjes së tij në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg.

Asselborn ka njoftuar një iniciativë nga Luksemburgu e cila do të publikojë një tekst i cili rikonfirmon “respektimin e lirisë për të jetuar siç dëshiron dikush në BE”.

Shpresoj që Komisioni i BE të shkojë në fund“, shtoi ministri, duke përsëritur se ligji i miratuar nga Hungaria nuk korrespondon me “asnjë vlerë evropiane. Të rinjtë kanë të drejtë të jetojnë siç dëshirojnë. Ne nuk jemi në mesjetë “.

Sot në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme Hungaria dhe Polonia përsëri do të jenë në qendër të vëmendjes në lidhje me procedurat e hapura për sundimin e ligjit, bazuar në nenin 7.

Asselborn shpreson gjithashtu që Polonia të respektojë “përparësinë e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave”.