Revoltohet futbollisti shqiptar: Ne nuk na llogarisin, duan çunat e babit te Kombëtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jurgen Goxha ka kaluar sezonin e fundit në radhët e klubit të Gabala në Azerbajxhan, një hap cilësor në krahasim me futbollin shqiptar. Mbrojtësi mendon se me këtë lëvizje, ai duhej të kishte marrë një ftesë nga përfaqësuesja shqiptare, teksa nuk ka fshehur zhgënjimin e tij me një akuzë gjatë “Sport Magazine”.

“Nuk na llogarisin, ne jemi çuna të lëvizshëm. Kërkojnë çunat e babit të Kombëtarja. Çunat e babit që kanë lidhjet e veta. Ne s’kemi lidhje.

A e meritoj të luaj në ekip kombëtar? Normalisht që nuk e meritoj, pasi ka lojtarë si Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli… Por të paktën të jem edhe unë aty. Kush nuk i do shanset e veta”, tha Goxha i cili është i bindur se ka bërë një hap para në karrierë.

“Pa ofenduar kampionatin shqiptar, është nivel pak më i lartë dhe ka lojtarë shumë cilësorë, ka lojtarë që mund të luajnë në nivele shumë më të larta. Lojtari i fundit që ka ardhur ka qenë Keisuke Honda, ka luajtur me Milanin. Për dy muaj flitet se ka marrë 300 mijë euro atje“, shpjegoi mbrojtësi i cili në të kaluarën ka luajtur në Superiore me Tiranën e Bylisin.

Të fundit

Gjakovë, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare për amanetin e Komandat Tigrit

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në Gërgoc të Gjakovës, ku kanë marrë pjesë në një...

Presidenti Begaj në SHBA, ftohet në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa...

Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Pritjet dhe lotët e grave dhe nënave të robërve ukrainas të luftës, një episode rrënqethës pas lirimit të ushtarëve nga Rusia Zëri që del nga...

Mohamed Salah, “Futbollisti i Vitit”: Dua të vijoj të shkruaj histori…

Mohamed Salah është i vendosur të shkruajë histori te Liverpuli, pasi sulmuesi kryesor i kampionëve të Anglisë shtoi se nuk ka qenë kurrë më...

PD ka një plan për Alimehmetin për të fituar mandatin në tavolinë

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e Ilir Alimehmetit në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike...

Lajme të tjera

Web TV