Gruaja e Kobe Bryant arrin marrëveshje me kompaninë që iu “mori jetën” bashkëshortit dhe vajzës së tyre  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkëshortja e yllit të NBA-it Kobe Bryant i cili humbi jetën gjatë një aksidenti ajror një vit më parë, Vanessa Bryant ka arritur një marrëveshje me kompaninë e helikopterëve, që i kushtoi jetën burrit dhe vajzës së saj. Në helikopterin e kompanisë ndodheshin gjithsej 9 persona dhe fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk arriti të mbijetojë .

Sipas britanikes Daily Mail ekipi ligjor i 39-vjeçares paraqiti ‘një njoftim zgjidhjeje’ në gjykatë por kushtet e marrëveshjes nuk u bënë publike.

Gjykata ende duhet të nënshkruajë marrëveshjen, sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ të martën.

Vanessa fillimisht ngriti padinë për vdekjen e familjarëve të saj, në shkurt të vitit 2020 në Gjykatën Supreme të Los Angeles.

Sipas padisë në fjalë piloti i helikopterit Ara Zobayan, u tregua i pakujdesshëm dhe neglizhentë gjatë fluturimit në kushte atmosferike me re, më 26 janar dhe duhet të kishte ndërprerë fluturimin. Zobayan ishte midis nëntë viktimave si pasojë e aksidentit.

Padia e Vanessës pohoi se Zobayan ishte neglizhent në tetë mënyra të ndryshme, përfshirë dështimin për të vlerësuar në mënyrë efektive motin, fluturimin në kushte atmosferike të paqarta dhe dështimin për të kontrolluar helikopterin.

Kompania lëshoi një deklaratë më 30 janar 2020 në faqen e saj të internetit ku bënte me dije se aksidenti ishte bërë shkak që të ajo të ndërpresë shërbimin pasi ishte e përshtatshme për stafin dhe klientët.

“Island Express” ka pasur të paktën tri rrëzime të mëparshme te helikopterët e saj që nga viti 1985, dy prej tyre fatale, sipas bazës të së dhënave të aksidente ajrore (NTSB).

 

Të fundit

Mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet/ Kleana Xhuveli: Do përfaqësoj 80 mijë votues

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në...

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Himarë/ U rrëzua ndërsa zbriste nga shkëmbi me litar, ndërron jetë turistja holandeze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën turistike të njohur si “Gjiri i Filikur”, ku një shtetase holandeze ka humbur jetën...

Makbeth bëhet një mjuzikël i përgjakshëm në festivalin e Edinburgut

Lady Macbeth në mbrojtje krahu bashkon komedinë e zezë, këngët dhe atletizmin, ndërsa një lojtare e re e netbollit përballet me ambiciet e saj...

Lajme të tjera

Web TV