Priti penallti/ Portieri sllovak realizon autogolin më qesharak në Euro 2020, e fut topin vetë në portë (Video)

Portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka është kthyer në fenomen në rrjet me autogolin që shënoi në ndeshjen e tretë në grup përballë Spanjës, të cilës i duhej fitorja për të kaluar në raundin tjetër të Euro 2020.

Për disa minuta, gardiani që mbron portën e Newcastle në Angli, ishte heroi i ndeshjes për sllovakët pasi priti dhe një penallti.

Por në minutën e fundit të pjesës së parë Dubravka në mënyrë krejt të çuditshme dërgon në rrjet një top në rënie, të cilin shumë lehtë mund ta dërgonte jashtë.

https://streamable.com/amewww