Rusia bombardon anijen britanike/ Anglia e mohon: Rusët po kryenin stërvitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas sulmit me bomba e predha ndaj një anijeje britanike nga Rusia, në Detin e Zi, ka reaguar Britania e Madhe. Kjo e fundit ka mohuar se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në drejtim të anijes luftarake të saj.

Ministria Britanike e Mbrojtjes tha se “nuk ka pasur të shtëna paralajmëruese ndaj HMS Defender”. Sipas ministrisë në fjalë, anija po lundronte në ujërat e Ukrainës, dhe se rusët po kryenin stërvitje të armatosura në Detin e Zi dhe se kanë bërë paralajmërim paraprak për aktivitetin e tyre.

Rusia pretendon se, pas të shtënave, anija britanike e ka ndryshuar drejtimin. Sipas raporteve nga Rusia, anija e patrullimit qëlloi dy herë, ndërsa avioni Su24-M ka hedhur katër bomba.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax raportoi se për shkak të incidentit atasheu i mbrojtjes i ambasadës britanike është thirrur në ministrinë ruse të mbrojtjes.
Anija britanike HMS Defender po kryen misione në Detin e Zi, sipas faqes në internet të Marinës Mbretërore.

 

 

Të fundit

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Rama ndan foto nga nisma për pastrimin e plazheve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje ku qytetarë dhe turistë i janë bashkuar vullnetarisht nismës për pastrimin e plazheve në Shqipëri. Në postimin e...

Lajme të tjera

Web TV