Përse mora mandatin e deputetit dhe nismat në dy vite parlamentarizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Nga disa u quajtën “tradhtarë”, ku vendosën të hyjnë në Parlament pas djegies së mandateve nga deputetët e PD dhe LSI-së, ndërsa të tjerët i cilësuan si “misionarë” që mbajtën në këmbë institucionin e parlamentarizmin. Gjithsesi, deputetët që u anuan në krahu i opozitarizmit në disa raste ngritën kartonët jeshil sipas kërkesave të mazhorancës, ndërsa në të tjera u munduan të bëjnë opozitarizmin. Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi, tashmë që ndodhet një hap larg Parlamentit, (pas ii përfundon mandati), tregon për dy vitet eksperiencë dhe nismat që ka marrë për të qenë sipas tij një zë ndryshe. Mes opozitarit, por mbi bazë argumentash dhe jo qëndrimesh militanteske politike.

Jeni në përfundim të legjislaturës tuaj. Dy vite në Kuvend si e vlerësoni parlamentarizmin?
Si koncept parlamentarizmin e vlerësoj në shkallën siperore sepse është tradita e përfaqësimit të popullit nga njëra anë dhe liria e shprehjes së mendimit nga ana tjetër. Parlamentarizmi Shqiptar është ende larg konceptit të një parlamentarizmi me traditë. Kur flasim për të duhet të kemi parasysh gjithë sistemin politik. Sa përfaqesues është? Sa demokratik është? Sa i shërben zhvillimit të vendit nëpërmjet ligjeve që miraton? Kush është raporti i logjikës së tegut të lirë me logjikën politike në produktin parlamentar? -Unë personalisht kam vlerësuar çdo ditë të qenies time në Parlament, me diskutime në çdo seancë plenare, me diskutime në çdo komision të ekonomisë, me inisiativa ligjore parlamentare katër projektligje, me interpelaca me ministra të qeverisë, katër të tilla në dy vjet, me amendamente projektligjesh të ndryshme. Qëndrimet e mia politike kanë qenë në koherencë me atë çka unë perfaqesoj politikisht si Parti e Ballit Kombëtar Demokrat. Kam treguar një profil ndryshe politik nga sa jemi mësuar deri më sot, pra kundër qeverisë, por me argument dhe jo thesht me sllogene. Qëllimi im nuk ka qenë asnjëherë bërja e lajmit, por artikulimi i logjikës se tregut të lire si alfa e sistemit kapitalist.

Dy vite ne Parlament çfarë i dhate elektoratit tuaj?

Mendoj se krijova një profil të zotësisë parlamentare ngritur mbi maturinë dhe argumentin dhe jo thjesht të batutave apo shashkave politike.Qëndrueshmëria në pozicionin tim opozitar brenda Parlamentit vinte tek unë në mënyrë organike, si për shkak të gjenezës time si familje antikomuniste, si për shkak të formimit tim politik mbi filozofinë politike konservatore modernë europiane të sjellë në historinë politike shqiptare prej Mid’hat Abdyl Frashërit. Besoj se nxita ndjenjën e krenarisë së tyre për diskutimet e mia të strukturuara jashtë formateve me fjalë boshe që janë kthyre në një rutinë të parlamentrizmit shqiptar. Për diskutimet e mia për historinë politike të vërtetë, për diskutimet e mia pro ish të përndjekurve politike, pro ish pronarëve, pro lirisë së bizneseve, pro lirisë së individit si qytetar, pro politikave ekonomike e sjellin mirëqenie dhe lumturi për njerëzit. Me qëndrimet e mia politike të shprehura nëpërmjet votës çdo artikulimi që unë kam bërë në Parlament kam treguar se perçmoj fuqinë e pushtetit si frenues të lirisë dhe vlerësoj fuqinë e argumentit. Kam treguar karakter të fortë politik dhe shtangësi të formimit tim politik, karakteristika kryesore për një lidership konsrvator modern europian.Qartësia ime politike ka qenë sërish ajo që më ka ndihmuar të mos jem i dyzuar në asnje rast të vetëm, jo vetëm këto dy vite në Parlament por gjithë jetën time poltike. Pra elektoratit tim i dhashë atë që i ka munguar përfaqësimin serioz dhe besimin se idete tona politike mund të japin një produkt politik të munguar për vendin.

Lexo edhe :  "Flamuri e Albana të dilnin në listë të hapur”/Xhaferaj skanon 11 majin, ku gaboi Berisha

Në lidhje me Partinë Demokratike ndiheni i tradhtuar, apo keni tradhtuar, meqë ju keni qenë përkrahës i kesaj force të djathtë?

Me Partinë Demokratike si një parti e qendrës së djathtë ne kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë mbi gërshetimin e filozofisë politike moderne europiane që predikon Balli Kombëtar Demokrat me filozofinë liberale të Partisë Demokratike. Bashkpunimi medis PBKD-së dhe PD-së është i pashmangshëm sepse tregu politik e dikton një gjë të tillë. Fuqia e tregut nëse e lexon është e pa përballueshme në kete drejtim, sepse Partia Demokratike nuk ka një histori politke të saj.Themelimi ë saj fillon në 90’. Balli Kombëtar Demokrat fillon me themlimin e tij në 1945. Historinë politike nuk mund ta zhbësh dhe ta shpërfillësh. Historia politike prodhon pushtet politik. Mjafton të hedhim një sy nga Partia Socialiste që e vlerëson fort këtë gjë duke mos lejuar shkrimin e vërtetë të historisë sepse i bie historia e saj politike e trilluar nga para-ardhësit e tyre politikë. Partia Demokratike duhet ta ketë të qartë se pa vlerësuar në nivelet që i takon Ballin Kombqtar Demokrat dhe Legalitetin nuk mund tq krijojq frymq fitoreje, sado kalkulime matematike tq bëjë.

Kush do të jetë misioni juaj tani që nuk do të jeni në Parlament. A do synoni të jenë pjesë e mazhorancës, meqe kësaj të fundit i dhatë një dorë në numura deputetësh?

Misioni im opozitar do të vazhdojë edhe jashtë parlamentit, duke mbajtur ndezur qiririn e ideve të filozofisë politike konservatore modern europiane deri sa të kem jetë, duke shpresuar se shqiptarët një dite do të kërkojnë shijen politike të kësaj filozofie që unë si kryetar i PBKD-se predikoj. Me mazhorancën me lidh vetëm kundërshtia politike dhe asgjë tjetër. Kemi një hendek të madh ndarjeje në ide dhe në historinë tonë politike. Balli Kombëtar Demokrat është realisht kundërshtarja e vërtetë e Partisë Socialiste jo thjesht për të qenë kundër për interesa pushteti, por për mënyrën e të menduarit për zhvillimin e vendit mbështetur në program politik të së djathtës konservatore europiane. Kush do që të shohi numerat e deputetëve pro qeverisë do vejë re se numri është (X-1).Numri një jam unë.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV