Paralajmërimi i FDA për vaksinat Pfizer dhe Moderna, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rregullatori i barnave në SHBA ka bërë një paralajmërim në literaturën që shoqëron vaksinat Pfizer dhe Moderna për të treguar rrezikun e rrallë të inflamacionit në zemrër pas përdorimit të tyre.

Raportet e ngjarjeve anësore sugjerojnë rritje të rreziqeve të miokarditit dhe perikarditit, veçanërisht pas dozës së dytë dhe me fillimin e simptomave brenda disa ditësh pas vaksinimit.

Që nga 11 qershori, më shumë se 1,200 raste të miokarditit ose perikarditit janë raportuar në Sistemin e Raportimit të Ngjarjeve të Vaksinave në SHBA nga rreth 300 milion doza vaksinash të administruara, shkruan Reuters.

Rastet duket të jenë veçanërisht më të larta tek meshkujt dhe në javën pas dozës së dytë të vaksinës. CDC identifikoi 309 shtrime në spital nga inflamacioni i zemrës tek personat nën moshën 30 vjeç.

Rregullatorët shëndetësorë në disa vende kanë hetuar raste të miokarditit dhe perikarditit, që gjenden më shpesh tek të rinjtë pas një doze me Pfizer ose Moderna, vaksina që bazohen në teknologjinë mARN./MCN.tv

 

Të fundit

Skemat mbështetëse në bujqësi, fermerët kërkojnë pajisjen me dokumente pronësie

Për fermerët, ndihma që po jepet prej vitesh përmes subvencioneve në bujqësi është pozitive dhe i ka ndihmuar ata...

Flakët dalin jashtë kontrollit, Franca përballet me zjarret më të mëdha në 75 vjet

Franca është përballur me një situatë të paprecedentë zjarresh, duke e çuar vendin ne një situatë të jashtëzakonshme. Zjarrfikësit luftuan për të tretën ditë për...

A është regjimi i Vuçiçit drejt fundit?

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiçit në...

Sulmet kundër prodhuesve vendas kanë vetëm një shpjegim: janë makineri gjobash!

Në një botë ku media është vendosur të mbrojë të vërtetën, të informojë dhe të ngrejë zërin për drejtësi, në Shqipëri kemi krijuar një...

Trump: Miliarda dollarë po vijnë në SHBA falë tarifave të mia!

Tarifat e reja të shteteve të bashkuara ndaj më shumë se 90 vendeve rreth botës kanë hyrë në fuqi. Pak para se të skadonte...

Lajme të tjera

Web TV