U kap në momente “të nxehta” me ministrin britanik, asistentja largohet nga shtëpia pa bashkëshortin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, është duke u përballur me një skandal të madh, pasi një ditë më parë, iu bënë publike fotot e videot ku shihej duke u puthur me këshilltaren e tij, Giana Coadangelo.

Kjo e fundit, e njohur si një milionere në vend, është fotografuar së fundmi nga mediat, duke u marrë plaçkat dhe u larguar nga shtëpia e saj luksoze prej 3.6 milionë paund. Në fotot në fjalë, Coadangelo, shfaqet duke ngarkuar bagazhin e makinës “Audi Q7” me qese plot me rroba.

Ajo u largua, pa bashkëshortin e saj milioner, Oliver Tress.

Megjithatë sipas “The Sun”, këshilltarja nuk është kthyer më në pronën e saj në Londrën jugperëndimore, e kështu, po përflitet për një ndarje nga i shoqi.

Kujtojmë se ishte pikërisht “The Sun”, ajo që bëri publike foto e video ku këshilltarja shihej duke u puthur në buzë me ministrin, brenda zyrës së këtij të fundit.

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV