“Po pres telefonatën e duhur”, ish-trajneri italian i Partizanit është gati të kthehet në lojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Partizanit me siguri nuk do ta kujtojnë me shumë nostalgji Franko Lerdën. Tekniku erdhi në stolin e të kuqve pas sezonit të titullit kampion për të ndihmuat skuadrën që të bënte hapin para, por ekipi u tjetërsua plotësisht dhe nuk arriti të bënte atë që kërkohej prej tij, duke mos u konfirmuar mes pretendentëve në Superiore.

Lerda këtë një vit e gjysmë, që nga largimi prej të kuqve, e ka kaluar në heshtje të plotë, duke mos qenë pjesë e asnjë skuadre pas eksperiencës shqiptare që nuk shkoi ashtu siç priste as vetë ai. Por tashmë ai është gati që të kthehet përsëri në pankinë, duke shpresuar që të ketë interes për të dhe një ofertë nga një klub që t’i përshtatet.

“Po pres me durim dhe me besim. Jam gati të rinis nga e para me entuziazëm. Po pres telefonatën e duhur që të rifilloj”, ishin fjalët e teknikut italian për “TMW”, ku u intervistua rreth situatës aktuale të trajnerëve të Serisë A. Megjithatë, për Lerdën ka pak mundësi që të provojë aktualisht bankinën e një ekipi në elitën e futbollit italian. Eksperiencat më të rëndësishme të tij kanë qenë pak muaj në Serinë B ku ka provuar pankinën e Torinos, Krotones e Viçencës.

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV