Të shtëna me armë zjarri: Dy të vdekur e 15 të plagosur

Një natë tjetër e dhunshme është regjistruar në Çikago, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

Tre burra “dolën nga një rrugicë dhe qëlluan me armë zjarri drejt turmës”, tha policia në një deklaratë.

Një femër u shpall e vdekur në Universitetin Mjekësor të Çikagos, pasi ishte qëlluar me armë zjarri në gjoks, tha policia.

Katër gra të tjera midis moshës 24-57 mbetën të plagosura dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë gjashtë burra të moshës 21-42 vjeç janë duke u trajtuar në spital për plagët që kanë marrë.

Sipas Departamentit të Policisë në Çikago deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar dhe motiv për të shtënat.