Ja përse Estonia asgjëson 68 mijë vaksina AstraZeneca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një problem në një frigorifer në Estoni, ka dëmtuar më shumë se 68,000 doza të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, javën e kaluar, pasi temperatuara është rritur në 15 gradë Celsius, ka thënë Bordi Shëndetësor në këtë shtet. Sistemi i alarmit nuk ka identifikuar problemin, që ka zgjatur më shumë se 12 orë, dhe është vërejtur vetëm pasi një person ka hyrë në dhomën e ftohtë.

Vaksina e kompanisë AstraZeneca duhet të mbahet në temperaturë 2-8 gradë Celsius.

Të paktën 32,000 doza të vaksinave tjera janë asgjësuar po ashtu.

“Raste të tilla janë të papranueshme”, ka thënë Kati Kusmin, udhëheqëse e kompanisë që ka hetuar incidentin.

Vaksinat e shkatërruara veçse ishin ndarë si donacione jashtë Estonisë, andaj programi i vaksinimit nuk është ngadalësuar, ka thënë transmtuesi publik i Estonisë.

Estonia ka vaksinuar 50.4 për qind të popullsisë me të paktën një dozë të vaksinës, më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian prej 58.7 për qind.

 

Të fundit

Gjermani, nëse të Gjelbrit lëvizin drejt qendrës, mund të bëhen sërish të fortë

Katër vite më parë, partia ishte më e popullarizuara në vend – por ndarjet e vjetra e kanë përçarë...

Babë e bir u vranë në Gjilan, kush i ekzekutoi argjendarët?

Babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani janë dy personat që humbën jetën mesditën e së dielës në qytetin e Gjilanit në Kosovë,...

Apple dhe Samsung bashkojnë forcat, Sony bie “nga liga”

Apple dhe Samsung njoftuan një bashkëpunim për të prodhuar sensorë të avancuar kamerash për modelet e ardhshme të iPhone. Teknologjia e re do të zhvillohet...

Si funksionon funksioni i ri Repost në Instagram?

Me siguri e keni vënë re opsionin e ri Repost në Instagram, që ndodhet në të njëjtin rresht ku janë butonat Like dhe Share...

Siguria detare, 34 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar, nga Ksamili në Koman, 34 mjete lundruese, prej të cilave...

Lajme të tjera

Web TV