Mbappe humbi penalltinë/ Ja gjesti i portierit zvicerin Sommer që hutoi francezin (Video)

Nuk është hera e parë në futboll që ylli kryesor i një skuadre që humbë penalltinë vendimtare. Kjo gjë i ndodhi edhe Kylian Mbappe mbrëmjen e djeshme ku portieri zviceran i mohoi golin dhe eliminoi Francën.

Pavarësisht statistikave të mira individuale, Mbappe ka pasur një turne për ta harruar, me penalltinë e humbur që ishte mbyllja më e keqe e mundshme.

Ylli i PSG vendosi të rezervojë penalltinë e pestë të Francës, atë me të rëndësishmen, ku lavdia ose fatkeqësia do të përqafojnë pas gjuajtjes dhe yllin francez e ndoqi kjo e fundit.

Sommer, i cili i priti dy penallti Ramos disa muaj më parë, e hipnotizoi atë në penalltinë vendimtare.

Para nisjes, ai e ftoi Mbappé të gjuante në të majtën e tij. Francezi e injoroi atë, por portieri i Gladbach e kishte menduar mirë qëllimin e tij për të ngatërruar sulmuesin francez dhe gjithçka funksionoi. Kështu barra e përgjegjësisë së eliminimit të Francës bie tek ylli i ri francez i cili u ‘venit’ disi këtë evropian ku ai nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Për më tepër ndiqni videon: