Policia sekuestron kokainë me vlerë 195 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia holandeze ka sekuestruar afro tre tonë kokainë dhe mbi 11 milionë euro (para të gatshme), nga një fermë në afërsi të aeroportit të Amsterdamit, Schiphol.

Fjala është për një prej sekuestrimeve më të mëdha të drogës në Holandë. Policia kishte kryer bastisje në një pronë private në fshatin Kvakel, pas hetimeve  të disa muajve.

Kokaina e sekuestruar në tregun e zi do të mund të kapte vlerën e rreth 195 milionë eurove. Policia ka sekuestruar edhe sende të tjera me vlerë, përfshirë verëra të shtrenjta, makina dhe librin për legjendën e boksit amerikan Mohammad Ali – që kushton 12.500 euro.

Janë sekuestruar gjashtë armë të kalibrit të ndryshëm, municion dhe makineri për numërimin e parave. Besohet se droga ishte kontrabanduar nga një rrjet në Amerikën Latine, e policia pret që edhe disa persona tjerë të arrestojë dhe që besohet të kenë lidhje me këtë rast.

Dy meshkuj të moshës 54 dhe 29-vjeç, janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në shitblerjen e sasive të mëdha të drogës. Ata janë shfaqur në bankën e të akuzuarve të hënën dhe po të njëjtën ditë u është caktuar data e paraburgimit prej 14 ditëve.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV