Mediat turke kanë publikuar detaje nga krimi i një viti më parë ku gruaja vrau burrin pasi ky i fundit e kishte torturuar gjithë natën, duke e zhveshur dhe rrahur teksa ishte e lidhur edhe me pranga.
Melek Ikep vrau me çifte në mëngjes bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kishte mbyllur në një dhomë për të shkuar në punë me premtimin se në kthim do ta ekzekutonte.
Pas krimit, gruaja thirri policinë duke u dorëzuar, ndërsa policët panë se ajo kishte të nxira në të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën duke i bërë të dyshonin se pas vrasjes fshihej diçka edhe më e rëndë.
Pas arrestimit, gruaja tregoi se ishte torturuar vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, por kulmi kishte arritur natën e ngjarjes së rëndë ku ai e kishte lidhur me pranga duke kërcënuar se do ta vriste.
Sëfundmi, ajo i ka treguar edhe oficerëve të policisë gjyqësore me video se si kishte bërë vrasjen teksa ishte me prange.