Rrahën brutalisht të burgosurit, pezullohen 52 policë( Video)

52 oficerë burgu në Itali janë pezulluar pasi dyshohet se kanë dhunuar të burgosurit në burgun e Santa Maria Capua Vetere, vitin e kaluar. Masa erdhi pas bërjes publike të një video në median italiane Il Domani, në të cilën oficerët shfaqeshin duke dhunuar barbarisht të burgosurit.

Dhuna e oficerëve ka ardhur pas protestës së të burgosurve për mungesë maskash dhe testesh gjatë kulmit të pandemisë  vitin e kaluar.

Videot, të botuara nga gazeta Il Domani, disa prej të burgosurve shfaqen të lënduar rëndë dhe të gjakosur me duart pa kokës por asnjëri nuk bëri rezistencë.

Ministria e drejtësisë italiane, menjëherë pas bërjes publike të videove deklaroi se 52 oficerë dhe mbikëqyrës ishin pezulluar, në pritje të një hetimi penal për ngjarjet e 6 Prillit 2020. Ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia urdhëroi një hetim të plotë për të zbuluar atë që ndodhi.

Ministrja e quajti ngjarjen një tradhti të kushtetutës italiane dhe një shkelje të dinjitetit të të burgosurve si dhe ndaj oficerëve që  bëjnë punën e tyre. 110 persona janë në hetim, dy komisionerë dhe tre inspektorë.