OBSH thirrje kompanive të vaksinave: Të përshpejtojmë prodhimin edhe në vende të tjera

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bëri thirrje kompanive BioNTech, Pfizer dhe Moderna të rrisin përpjekjet në të gjithë botën për të shtuar prodhimin e vaksinave kundër COVID-19.

“Unë u bëj thirrje këtyre kompanive që të ndajnë njohuritë e tyre dhe teknologjinë në mënyrë që të mund të përshpejtojmë prodhimin e vaksinave edhe në vende të tjera”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, të premten (2 korrik) në Gjenevë.

Ende po vazhdojnë debatet mes vendeve sesi të ketë një qasje të drejt në vaksina. Disa vende bëjnë thirrje që të hiqet patenta e prodhimit, ndërsa të tjerat janë në favor të transferimit të teknologjisë.

“Vendet e pasura janë shumë përpara me shkallën e imunizimit të popullatës, ndërsa vendet e varfra nuk kanë vaksina të mjaftueshme për të imunizuar 10 për qind të popullatës deri në fund të shtatorit”, tha shefi i OBSH-së, transmeton agjencia DPA.

Ai gjithashtu paralajmëroi për rreziqet e variantit Delta të koronavirusit, i cili është më i transmetueshëm.

“Ne jemi në një periudhë shumë të rrezikshme të kësaj pandemie”, tha Ghebreyesus.

Virusi është në gjendje të krijojë variante të reja në shumë vende ku ka mungesë të vaksinave, tha ai.

Varianti Delta tani është i pranishëm në të paktën 98 vende, sipas të dhënave të OBSH-së.

 

Të fundit

Ishin bllokuar në grykëderdhjen e Semanit, shpëtohen dy turistët gjermanë

Dy turistë gjermanë që kishin ngecur me velierën e tyre në brigjet e lumit Adriatik, janë shpëtuar nga policia...

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita e sotme kishte fluks të...

Fituesi i Topit të Artë 2025, Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen e tij

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon...

Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e bëra gjatë pushimeve në jug...

Parashikimi i superkompjuterit, ja kush janë favoritët për titull në Premier League

Prej vitesh konsiderohet si kampionati më emocionues, por Premier Ligë është edhe një nga më të paparashikueshmit. Ndonëse vitet e fundit rivaliteti sikur ka munguar...

Lajme të tjera

Web TV