Temperaturat ekstremisht të larta, paralajmëron profesori: njerëzit nuk do ta përballojnë të nxehtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një profesor në University College London, Simon Lewis, paralajmëron se temperaturat ekstremisht të larta, aktualisht janë më të shpeshta.

Ai theksoi se në pjesë të caktuara të planetit, po krijohen zona ku është e pamundur të mbijetosh për shkak të temperaturës së lartë.

Kriza e klimës e ka sjellë verën me nxehtësi gjithnjë e më të rrezikshme, Lewis deklaroi në tekstin “Kanadaja është një paralajmërim: Gjithnjë e më shumë pjesë të botës së shpejti do të bëhen shumë të ngrohta për jetën”, e cila u botua në britaniken “The guardian”.

Temperaturat arritën 47.9 gradë celsius në Kolumbinë Britanike në Kanada dhe shkaktuan më shumë se 100 vdekje në të gjithë vendin dhe Amerikën e Veriut. Vala e nxehtësisë ngriti temperaturën në 50 gradë në pesë vende në Lindjen e Mesme në muajin qershor gjersa në Pakistan, 20 fëmijë përfunduan në spital për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Ngrohja shtesë për shkak të emetimit të gazrave do të thotë valë të tilla ekstreme tani janë më të mundshme dhe shkencëtarët mund të llogarisin rritjen e probabilitetit të tyre.

Si shembull, profesori deklaroi se vala e nxehtë evropiane nga viti 2019, e cila vrau 2,500 njerëz, ishte për pesë gradë më e madhe sesa para ngrohjes globale.

Në shumicën e vendeve, valët ekstreme të nxehtësisë do të krijojnë probleme, nga përçarjet ekonomike te vdekshmëria, veçanërisht tek të rinjtë dhe të moshuarit, theksoi Lewis.

Ai paralajmëroi se në disa vende në Lindjen e Mesme dhe Azi, diçka me të vërtetë e frikshme po shfaqet – po krijohen zona ku është e pamundur të mbijetosh për shkak të temperaturës së lartë.

Siç shpjegoi ai, megjithëse njerëzit mund të mbijetojnë temperatura prej më shumë se 50 gradë kur lagështia është e ulët, kur të dy temperaturat dhe lagështia janë të larta, as djersitja dhe as larja nuk mund të ndihmojnë në mbajtjen e trupit të freskët.

Lexo edhe :  Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me të ashtuquajtura temperatura ‘llambë e lagur’, e cila tregohet nga një termometër i mbuluar me një leckë të lagur, i cili mat temperaturën në të cilën trupi ftohet për shkak të djersitjes ose lotimit. Njerëzit nuk mund të mbijetojnë në ekspozimin afatgjatë të ‘llamba e lagur’ temperaturat mbi 35 gradë sepse nuk ka asnjë mënyrë për të ftohur trupin – as në hije, as me ujë të pakufizuar, shtoi ai.

Dikur mendohej se një temperaturë “llambë e lagur” prej 35 gradë ishte e pamundur, por shkencëtarët vitin e kaluar raportuan se disa vende në Gjirin Persik dhe Luginën Indus të Pakistanit tashmë e kanë arritur atë prag, megjithëse vetëm për një orë ose dy, dhe vetëm në sipërfaqe të vogla.

Ndërsa temperaturat po rriten për shkak të ndryshimit të klimës, parashikohet që në dekadat e ardhshme, nxehtësia dhe temperaturat shoqëruese që nuk mund të mbijetojnë do të zgjasin më gjatë dhe do të ndodhin në zona më të mëdha dhe vende të reja, duke përfshirë pjesë të Afrikës dhe Shtetet e Bashkuara Juglindore, tha profesori Leëis.

 

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV