Një zjarr i madh ka përfshirë Qipron që prej ditës së djeshme. Autoritetet kanë apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.
Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C.
Të dielën, katër persona u konfirmua se kishin vdekur në zjarr, bën të ditur BBCnes.
Bëhet fjalë për katër shtetas egjipitianë, të cilët më herët ishin shpallur të zhdukur. Ata nuk kishin mundur dot të largoheshin, kur të gjithë po evakuoheshin.
“Ekzaminuesit mjeko-ligjorë po shkojnë në skenë për identifikim,” u tha gazetarëve ministri i brendshëm Nicos Nouris. “Të gjitha indikacionet mbështesin faktin se këta janë katër personat e zhdukur që kemi kërkuar që nga dje.”
Presidenti Nicos Anastasiades e përshkroi zjarrin si “një tragjedi”. Ai tha se ishte “zjarri më i madh që nga viti 1974” – duke iu referuar vitit që Qipro ishte ndarë pas një pushtimi turk, dhe kishte shkaktuar humbjen e jetës.
Ai u zotua se qeveria do të “sigurojë ndihmë të menjëhershme për viktimat” dhe familjet e tyre.
Zjarri, i ndezur nga erërat e forta, po përhapet në rrethin jugor të Limasolit dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.