Në 24 orët e fundit ka patur një rritje të lehtë të rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19, shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.
Lajmi i mirë është se prej disa ditësh vend ynë vijon të mos regjistrojë asnjë të vdekur nga covid-19.
Referuar të dhënave zyrtare, aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Tre të shtruar në spital
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.
4 të shëruar
Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,907
Testime totale 821,526
Raste pozitive 132,544
Raste të shëruara 130,033
Raste Aktive 55
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Korçë 5
Lezhë 2
Fier 1