Itali-Spanjë, Franca “kurorëzon” Donnarumën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga i dyshimtë në hero, pas asaj gjysmëfinaleje ndaj Spanjës në Paris ku mbërritja e Donnarumës pritej me një farë skepticizmi, tanimë po shkrihet grupimi që ishte rreshtuar apriori me Keylor Navas. Për L’Equipe në fakt, ish-portieri i Milan është pjesë e traditës së madhe të portierëve italianë, një duarartë.

Pas suksesit ndaj Spanjës Donaruma ka marrë bekimin e gazetës që i ka kushtuar gjysmëfinales së të martës plot 7 faqe duke përfshirë të parën me titullin Allegria, i dedikohet skuadrës së Mancinit që për mediat franceze di të fitojë duke argëtuar por edhe duke vuajtur, duke alternuar futbollin modern me traditën e vjetër mbrojtëse.

Një ndër më të spikaturit është Donnaruma, duke i dhnë notën 7 me etiketimin duarartë. Është ai më i miri i të kaltërve sipas L’Equipe që shkruan: “Në moshën 22-vjecare, pason traditën e portierëve të mëdhenj italianë finalistë, që nga Toldo hero i gjysmëfinales së Euro 2000, te Buffon kampion i Botës në 2006.

Edhe Donnaruma la gjurmën e tij në këtë gjysmëfinale, perfekt në një goditje të Oyarzabal, në një goditje dënimi të Olmo, duke kthyer me gryshta çdo tentativë. Por asgjë nuk vlen më shumë se sa penalltia e pritur ndaj Morattës, me atë aftësi për t’u hedhur në tokë, kaq të mrekullueshme për një portier që është 196 centimetra i gjatë. Do ta kenë vlerësuar dhe tifozët e PSG, dhe nëse në Paris duhet vendosur se kush do të jetë titullar në bazë të penalltive, beteja është e fortë”.

Referimi i L’Equipe është natyrisht për 34-vjeçarin Navas, që vjen pas dy sezonesh si protagonist me PSG, i vlerësuar nga tifozët për paraqitjet dhe aftësinë prej lideri, e po ashtu dhe nga mediat lokale që e kishin pritur me një farë skepticizmi vendimin e klubit të Emirit të Katarit, për t’i besuar 22-vjeçarit italian. Por tani para syve të të gjithëve janë faktet, dhe portieri nga Kosta Rika duhet të bëjë llogaritë me një koleg që është 12 vjet më i ri, i vendosur të imponohet edhe te PSG. Si titullar, ashtu siç është në këtë kombëtare me të cilën kërkon titullin kontinental.

Të fundit

E keni vënë re që çdo shtëpi ka një erë të veçantë? Ja pse ndodh

E keni vënë re që sapo hyni në shtëpinë e dikujt tjetër, ndjeni një aromë krejt të veçantë? Mund...

U nis duarbosh, por ja të gjitha investimet që Trump siguroi në Lindjen e Mesme

Donald Trump, ka përfunduar turneun e tij të parë presidencial në mandatin e tij të dytë si President i SHBA-së. Presidenti amerikan vizitoi Arabinë Saudite,...

Shqipëri-Francë,nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në energji dhe për turizmin në Korçë

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë,...

Finalja e ‘Eurovision’/ Sondazhi i Wiwiblogs e rendit të parën këngën ‘Zjerm’

Shkodra Elektronike, dyshja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, do të ngjitet këtë të shtunën në skenën e madhe të Bazelit në natën finale....

Kujdes nëse konsumoni këtë qumësht, në Itali tërhiqet nga tregu pas një rasti sëmundjeje

Supermarketet Basko kanë publikuar tërheqjen paraprake nga ASL të disa pakove me qumësht 100% gjysmë të skremuar Ligurian Piemonte nga projekti i tyre “Cilësia...

Lajme të tjera

Web TV