Ekzekutimi i presidentit të Haitit, policia: U vra nga një ekip i huaj ushtarësh në pension

Policia e Haitit njoftoi se ekzekutimi i presidentit të vendit Jovenel Moïse këtë javë, u bë nga një ekip ushtarësh kolumbianë në pension.

Grupi përfshinte 26 kolumbianë dhe dy amerikanë me origjinë nga Haiti, tha për mediat shefi i policisë Léon Charles.

Tetë nga të dyshuarit janë ende në arrati, ndërsa 17, duke përfshirë dy amerikanët, janë arrestuar.

Të dyshuarit e tjerë u qëlluan për vdekje gjatë luftimeve me armë me policinë në kryeqytetin, Port-au-Prince.

Në orët e para të së mërkurës, një grup personash të armatosur hynë në shtëpinë e presidentit dhe qëlluan atë dhe gruan e tij.

Moïse u gjet i shtrirë me shpinë me 12 plagë plumbi dhe vdiq në vendin e ngjarjes, sipas autoriteteve.

Gruaja e tij Martine u plagos rëndë dhe është dërguar në Florida për mjekim, ku thuhet se është në një gjendje të qëndrueshme.

Ende nuk është e qartë se kush e planifikoi sulmin ose për çfarë motivi.