Integrimi i Ballkanit në BE/ Rama për “The Economist”: Rrugëtimi, si pushtimi i Trojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama sulmoi sërish Bashkimin Europian kur e karakterizoi ashpër pritjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në union. Rama tha se “marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE nuk kanë ndryshuar“. Në fakt, ai e krahasoi parashikimin e pranimit të Shqipërisë në BE me vitet që u deshën për të pushtuar Trojën.

“Kështu po zhvillohet Ballkani brenda BE-së” tha Rama, i cili iu drejtua sërish letërsisë duke thënë se “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po përballen me botimin e dytë” në pritje të Godosë, duke iu referuar veprës së Samuel Beckett.

Por ai theksoi dhe shprehu vendosmërinë se Shqipëria do të bëjë gjithçka që të jetë anëtare e BE-së.

“Vërtetë është shumë e lodhshme të provosh dhe të qëndrosh në dhomën e pritjes. Ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë alternativa të tjera“, tha Rama. Ai theksoi se “ne duhet të vazhdojmë dhe ndërkohë të bëjmë atë që duhet të bëjmë, për të çuar përpara reformat, për të arritur qëllimin.

Ne duhet të vazhdojmë përpjekjen, sepse ajo që na siguron procesi i integrimit është modernizimi.

Ky modernizim ka të bëjë me ndërtimin e shteteve në këtë rajon që funksionojnë si demokraci, që kanë institucione që shkojnë përtej partive, qeverive dhe marrëdhënieve midis qytetarëve dhe shteteve që janë të sigurta dhe të qëndrueshme” tha Rama.

Të fundit

Shërbimi sekret serb, 10 vite që përdor “software” të dyshimtë vëzhgimi

Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA). Ai përmban një...

Të shtëna me armë zjarri në qendër të Manhatan-it/ 4 të vrarë mes tyre edhe një polic

Katër persona, përfshirë një oficer të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, u vranë në Park Avenue në qendër të Manhattanit, pasi një person...

“Vrasës, kthehuni në shtëpi!”/ Familja hebreje sulmohet në Milano

Një burrë hebre francez u sulmua dhe u nxor nga një stacion benzine në Lainate, pranë Milanos, duke bërtitur "Palestina e lirë". 53-vjeçari u identifikua...

Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, bllokohet qarkullimi

Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit....

Holokausti: Kampi i Përqendrimit Dachau çlirohet nga trupat amerikane

29 prill 1945 – Lufta e Dytë Botërore  Më 29 prill 1945, trupat amerikane të Divizionit të 45-të të Ushtrisë së SHBA hynë në një...

Lajme të tjera

Web TV