Përhapja e variantit Delta/ Sidnei rikthehet në izolim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bllokimi total rikthehet në Sidnei, Australi, ku pesë milion banorë nuk lejohen më të largohen nga shtëpitë e tyre “nëse nuk është absolutisht e nevojshme”.

Kjo u njoftua nga Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Gladys Berejiklian, ndërsa infeksionet vendosën një rekord të ri (44 raste të reja në 24 orë) me variantin Delta tani jashtë kontrollit dhe një fushatë vaksinimi që vazhdon jashtëzakonisht ngadalë në të gjithë kontinentin ku më pak se 10% e popullsisë është vaksinuar.

Sidnei, sipas mediave tani do të qëndroj për të paktën tri javë në bllokim me rregullore të reja, ku banorëve u ndalohet të udhëtojnë më shumë se 10 kilometra nga shtëpitë e tyre, ushtrimet në natyrë janë të kufizuara në maksimum dy persona së bashku dhe vetëm një person për familje mund të bëjë pazar. Jo më shumë se 10 persona mund të marrin pjesë në varrim.

Berejiklian po përpiqet të bëjë që banorët e Uellsit të Ri Jugor t’i përmbahen rregullave dhe të vaksinohen, duke paralajmëruar se shteti po kalon kohën më të keqe që nga fillimi i pandemisë.

Qytetarët e Sidneit shpresonin të dilnin nga bllokimi në 17 korrik, por ekspertët thonë se qeveria e shtetit mund të ketë nevojë ta zgjasë atë.

Derisa të arrijmë zero infeksione ose afër zeros – tha Kryeministri i shtetit – ne nuk mund t’i heqim kufizimet“./MCN.tv

 

Të fundit

Kontrolle të imtësishme në aeroport, londinezi sjell mijëra paund të padeklaruara

Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë janë kryer në aeroportin e kryeqytetit në Kosovë. Policia Kufitare në Aeroportin...

Putin informon udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit pas samitit me Trump

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të dielën biseda telefonike me udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit për t’i informuar mbi samitin historik me Presidentin e...

Jenghis Khan dhe migrimet e mëdha që formësuan historinë e Evropës

18 gusht 1227 - vdekja e udhëheqësit mongol Në vitin 1227, vdiq një nga figurat më të fuqishme dhe më të frikshme që ka njohur...

Kthjellime, vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët, parashikimi i motit për sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri...

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me 0 në “San Siro”, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV