Aksidentohet autobusi në Turqi, humbin jetën 12 persona plagosen 26 të tjerë

epa02600960 A crane lifts the wreckage of a bus after an accident in Tekirdag, northwest of Turkey on 25 February 2011. One Turkish and four Greek passengers were killed when a bus coming from Athens, Greece overturned in Turkey's northwestern province of Tekirdag on 25 February. EPA/MERVE CAMLI TURKEY OUT

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Turqi, ku një autobus që po transportonte emigrant nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, u rrëzua në lindje të Turqisë.

Aksidenti ndodhi në qarkun Muradije të provincës Van, pranë kufirit të Turqisë me Iranin, ku autobusi shpërtheu në flakë pasi ra në një greminë.

Deri më tani janë konfirmuar 12 viktima dhe 26 të plagosur, por ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nëse ka trupa të tjerë të pajetë nën rrënojat e autobuzit.