EURO 2020 Italianët barazojnë lojën, shokohen anglezët

Italia gjen golin e barazimit në finalen e Euro 2020. Bonucci ishte ai që realizoi për axurrët.

Ndeshja nisi me gol. Anglia shënoi që në minutën e dytë. Një harkim nga Trippier dhe Luke Shaë ishte i vetëm në këndin tjetër të portës për ta futur topin në rrjetë.

Mbrojtësi i Manchester United ka realizuar i vetëm brenda zone në shtyllën e dytë, duke goditur fluturimthi: topi ka prekur shtyllën dhe ka befasuar Donnarumma. Është goli i parë i mbrojtësit anglez në Euro 2020 dhe i pari me fanellën e kombëtares, teksa regjistron ndeshjen e 15-të në total.

Anglia mori frenat e lojës në dorë dhe mund të kishte shënuar edhe golin e dytë. Italia, e shokuar nga goli i shpejtë, futet në lojë pas minutës së 25-të. Për t’u përmendur rasti i Chiesa-s, që për pak centimetra nuk gjen portën.

Në 55’, Mancini bën dy zëvendësime, hedh në fushë Berardin dhe Cristanten, respektivisht në vend të Immobile dhe Barellas. Minuta të mira për axurrët, provojnë, Pickford është i pakalueshëm. Por jo në rastin e minutës së 68’, kur Bonucci e ndëshkon.