Studiuesit po zbulojnë se si Covid-19 manipulon sistemin imunitar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga viti 2019 kur filloi pandemia e koronavirusit, kemi mësuar më shumë rreth virusit, se kush rrezikohet më shumë, se si duhen trajtuar pacientët e COVID-it dhe se si funksionon virusi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, studiuesit po mësojnë gjithashtu se si virusi manipulon sistemin imunitar të trupit dhe se si i shmang mekanizmat e tij mbrojtëse.

Kur një virus depërton në trupin e njeriut, sistemi imunitar fillon menjëherë ta sulmojë.

Por COVID-19 duket se ka aftësinë t’i shmanget sistemit tonë imunitar.

Michaela Gack drejton qendrën kërkimore në Klinikën Cleveland në Florida.

Ajo e krahason sistemin imunitar me sistemin e alarmit të shtëpisë që arrin ta çaktivizojë grabitësi.

“Në thelb, në këtë rast virusi COVID-19, çaktivizon sistemin e alarmit në shtëpi dhe kështu mund të replikohet lirisht në trupin e njeriut dhe të përhapet”, thotë ajo.

Zonja Gack thotë se kjo ndodh pothuajse menjëherë pas infektimit.

“Një tjetër tipar kryesor i këtij virusi është se ai mund t’i shpëtojë reagimit imunitar të njeriut … Kjo transmetueshmëri e lartë e virusit, e kombinuar me aftësinë që të shmangë reagimin e antitrupave, e bën situatën me të vërtetë alarmante”, thotë zonja Gack.

Ajo që e bën virusin edhe më shqetësues është varianti i tij më ngjitës dhe më serioz Delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Delta është bërë varianti dominues në Shtetet e Bashkuara.

Në laborator, ekipi i zonjës Gack po studion teknikën e evazionit të COVID-19ës, për të cilën ajo thotë se duket se është unike. Ajo thotë se teknika ofron të dhëna për të prodhuar ilaçet që do ta luftojnë virusin.

“Ndërhyrja tek kjo enzimë e virusit, vërtet që nga njëra anë do të bllokonte drejtpërdrejt virusin, por gjithashtu do të rikthente ose edhe do të forconte sistemin tonë imunitar, kështu që do të kishte këtë funksion të dyfishtë, i cili besoj se mund të jetë shumë i dobishëm për terapinë”, thotë ajo.

Lexo edhe :  BE heq dorë nga hakmarrja, pezullon tarifat anti-Trump

Zonja Gack dhe ekipi i saj po bashkëpunojnë me studiues të tjerë në disa laboratorë. Nëse kanë sukses, ata mund të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar pacientët me COVID-19 si dhe të infektuarit me lloje të tjera koronavirusësh. Madje ata mund të zbulojnë trajtime të reja për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të tjera që shkaktohen nga një virus, siç janë disa lloje të kancerit./VOA

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV