Veliaj takim me homologun Bakoyannis: Finalizojmë projektet për ngritjen e Qendrës kulturore shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë takimit në Athinë, në kuadër të një simpoziumi të organizuar prej ish-kryeministrit George Papandreu, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së Athinës, Kosta Bakoyannis. Dy homologët shprehën bindjen se e ardhmja u përket të rinjve dhe dakordësuan të punojnë në projekte të përbashkëta.

“Jam shumë i lumtur që kemi vendosur një raport mes qyteteve, ku po planifikojmë për vitin që vjen gjatë të cilit Tirana do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi përkushtimin që të rinjtë e Shqipërisë dhe Greqisë, e dy kombeve fqinje, që kanë ndarë një histori shumë të gjatë të marrëdhënieve në Ballkan, të lidhen me njëri-tjetrin. Sa më shumë të lidhen të rinjtë, aq më shumë avancojnë projektet tona të përbashkëta”, tha Veliaj.

Një vëmendje të posaçme në këtë takim morën edhe çështjet që shqetësojnë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe programet integruese të tyre në jetën e përditshme greke. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi shkallën e lartë të integrimit të emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe theksoi se bashkë me kryetarin Bakojanis po punohet për të mundësuar edhe ngritjen e qendrës kulturore shqiptare në Athinë.

“Duam shumë që, ashtu siç ecëm në Tiranë me Parkun Helen, ashtu të vazhdojmë këtu me një qendër shqiptare të kulturës, për t’u siguruar që raportet i kemi konkrete. Besoj fort se nëse i trajtojmë me dinjitet qytetarët, si në Tiranë, si në Athinë, atëherë e kemi kthyer realisht në një vëllazëri të vërtetë raportin mes qyteteve tona. Për të gjithë bashkatdhetarët, ne do të kthehemi prapë në vjeshtë me një delegacion pak më të madh, për të finalizuar këto projekte, si qendrën e kulturës shqiptare, po ashtu edhe Kryeqytetin e Rinisë; ku do të kemi një axhendë të përbashkët mes dy qyteteve tona”, nënvizoi Veliaj.

Lexo edhe :  Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryetari i bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis përshëndeti punën që po bëhet nga kryebashkiaku Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se dy qytetet kanë sfida të përbashkëta në të ardhmen, ndaj duhet bashkëpunuar për t’u dhënë brezave të ardhshëm mundësinë për një të ardhme të sigurt.

“Kur isha në Tiranë folëm për fillimin e një bashkëpunimi dhe një udhëtimi të ri, thelbësor, esencial, ndërmjet dy kryeqyteteve. Ai është këtu për të vazhduar rrugëtimin tonë të përbashkët dhe për të arritur rezultatet që duam. Mos harroni që ne kryebashkiakët vlerësohemi nga veprat, jo nga fjalët, por nga përmbajtja dhe produkti final. Do vazhdojmë me të njëjtin ritëm dhe besoj se shumë shpejt ky bashkëpunim mes dy vendeve do të përkthehet në të mirën e kryeqyteteve tona”, theksoi Kostas Bakoyannis.

Në fund të takimit, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i dorëzoi kryebashkiakut Bakoyannis “Kullën e Sahatit” të Tiranës, ndërsa homologu i tij i dhuroi një kravatë me simbolin e Athinës.

Të fundit

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Lajme të tjera

Web TV